Arbëri

Ish-ministri Mariq me akuza raciste kundër shqiptarëve: “Deri dje nuk dinin çka është arsimi”

Ish-ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, tani ndihmës i drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Lubomir Mariq, ka deklaruar se Universiteti në Mitrovicën veriore me çdo kusht do të mbetet në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë dhe nuk do të hyjë nën ingerencat e Qeverisë së Kosovës, raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug, transmeton Koha Ditore .

Duke folur me rastin e Ditës së studentëve në Mitrovicën veriore, Mariqi tha se ky universitet - të cilin qeveria serbe e quan “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë” - “ka qenë dhe do të mbetet një prej themelatave kryesore kombëtare dhe dëshmitar i pranisë institucionale të Republikës së Serbisë në Kosovë dhe Metohi”.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.