Arbëri

Haradinaj për kryeministër?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj për Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk dëshiron që ta luajë rolin e vëzhguesit.

Ai ka thënë se nëse ka vizion, atëherë është në gjendje ta ndihmojë vendin dhe këtë jo duke protestuar, por duke qenë aty ku merren vendimet, thotë Haradinaj.

Haradinaj shpreh keqardhje që nuk ka qenë në Kuvend kur janë diskutuar Asociacioni e Demarkacioni.

“E kam lënë të hapur mundësinë për me kry atë punë por edhe mos me marrë atë punë, pra nuk insistoj në atë punë”, ka thënë Haradinaj.