Arbëri

Haradinaj, pa vija të kuqe

E vetmja mënyrë që qytetari i Kosovës të lirohet nga qeverisja e keqe është votimi i opozitës. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“E vetmja mënyrë është për me ja dhënë shansin ndryshimit është me ja kthy vendimin sovran qytetarit dhe qytetari në këtë rast mos me zgjedh PDK-në e LDK-në që janë shkaktarë të kësaj gjendje”, ka thënë ai.

Haradinaj tha se nuk ka asnjë mundësi që të shkojnë në koalicion parazgjedhor me PDK-në ose LDK-në. Ai tha ta kenë biseduar që në koalicion së bashku me Nisman ta përfshijnë Lëvizjen për Bashkim dhe AKR-në.

“Nuk bëjmë koalicion parazgjedhor me PDK-në e LDK-në me asnjë kusht. Por kur vendos qytetari po ngushtohen mundësitë, nuk po ka shumë hapësirë për manovrim, për këtë arsye ju bëj thirrje qytetarëve nëse nuk ju pëlqen kjo gjendje dhe nëse vlerësojnë se është mirë me ndryshu Kosova, t’i shqyrtojnë ofertat tjera, ta shqyrtojnë ofertën e Aleancës”, ka thënë ai.

Haradinaj tutje theksoi se për këtë është i hapur për të gjitha subjektet e tjera përfshirë këtu edhe Alternativën.