Arbëri

Haradinaj flet për dështimin e VLAN-it

Bashkimi i bllokut opozitar i njohur si VLAN dështoj në bllokimin e PDK-së. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradianaj.

“Me blloku PDK-në, me lënë në opozitë na si bllok, ky është jo sukses i VLAN-i. Kjo është e vërteta historike, se është treguar e pasuksesshme ideja që ne të gjithë me blloku PDK-në dhe me lënë jashtë pushtetit”, ka thënë Haradinaj.

“Unë s’muj me hy në aventura të reja, të bllokimit të dikujt kur e dinë që dikush ta luan lojën pas dere”shtoi tutje ai.