Arbëri

Haradinaj ftesën për ekstradim në Serbi e quan ftesë për luftë

Më 27 prill do të komunikohet vendimi i Gjykatës franceze mbi ekstradimin ose jo të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj beson se vendimi do të jetë refuzues, bazuar në argumentet e dhëna gjatë seancës paraprake, raporton KTV.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ftesën për ekstradim në Serbi, Haradinaj e quajti ftesë direkte për luftë.

Deklaratat e ambasadorit francez se gjykimi bazohet në fakte të reja, Haradinaj i quan gënjeshtra.

Mbajtjen e tij ai e vlerëson si tendencë për ta mbajtur larg proceseve vendimmarrëse, pasi thotë se rasti i tij mund të trajtohej edhe nga Gjykata Speciale.

Një gjë e tillë thotë Haradinaj nuk bëhet pasi tashmë janë shtjerrë të gjitha proceset të cilat mund të provonin fajësinë e tij.

Lideri i AAK-së thotë se është koha që qytetari i Kosovës të votojë për ndryshim dhe qeverisjen e kaluar.

Ai përjashton çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LDK-në apo PDK-në.