Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, do të dërgohet në Turqi për rehabilitim pas sulmeve në tru të pësuara ditë më parë.
Ditë më parë ish-kryeministri iu nënshtrua një operacioni pas të cilit mjekët e QKUK-së kishin thënë se s’ka pasur komplikime gjatë intervenimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha mëson se ish-kryeministri do të dërgohet në Turqi për rehabilitim të mëtejmë.
Ai pritet të niset sonte rreth orës 21:00, ndërsa gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Dy sulmet që i kishte pësuar Rexhepi i kanë dëmtuar rëndë trurin atij dhe ai mbetet ende pa vetëdije.
Koha.net po ashtu mëson se Turqia do t’ia paguajë mjekimin e plotë Rexhepit.