Arbëri

Qela tregon pse u zgjodh kriteri kadastral për matjen e territorit

Tomor Qela, zëdhënës i Komisionit të ekspertëve për matje të territorit të Kosovës, ka sqaruar arsyen e zgjedhjes së matjes kadastrale për demarkacionin me Malin e Zi.

Në Rubikon të KTV-së i pyetur lidhur me këtë përzgjedhje, Qela ka thënë se një veprim të tillë komisioni e ka ndërmarrë për shkak se “kriteri kadastral qartëson kufirin deri në centimetra”.

“Nëse i merr dhe i analizon marrëveshjet e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia qartësohet se kriteri kadastral ka qenë metoda kryesore e përcaktimit të kufirit”, ka thënë ai.

Përzgjedhja e këtij kriteri kishte zgjuar shumë zhurmë nga ekspertët që thoshin se kriteri kadastral nuk është i saktë siç mund të jenë kriteret tjera.