Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zaev takohet me Ahmetin, optimist për formimin e qeverisë

Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, pas të cilit takim Zaev deklaroi se janë dakorduar për shumë çështje të rëndësishme në kuadër të kushteve të vendosura nga të dyja palët.

Zaev u deklarua optimist se do të marrë mandatin për të formuar qeverinë, megjithatë nuk deklaroi nëse ka marrë garanci nga kreu i BDI-së për mbështetje me nënshkrimet e deputetëve të partisë së Ahmetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zaev shtoi se palët kanë rënë dakord për formimin e një organi që në shpërndarjen e buxhetit do të kujdeset për zhvillimin e komunave më të varfra dhe vendeve rurale me zhvillim më të vogël.