Arbëri

Kroacia dërgon kontingjent të ri ushtarësh në Kosovë

Descriptive Text

Ministria kroate e Mbrojtjes (MORH) ka dërguar kontingjentin e 30-të të ushtarëve të vet (HRVCON) në Kosovë në kuadër të operacionit paqeruajtës të NATO-s, ku Kroacia merr pjesë tash e 10 vjet, është thënë në ueb-faqen e kësaj ministrie.

MORH thotë se Kroacia kontribuon në kuadër të KFOR-it tash e 10 vjet me dy helikopterë, ndërsa Komandanti i kontingjentit të 30-të jubilar është gjeneral-major Stepan Stepiq.

“Kontingjenti është krejtësisht i gatshëm për kryerjen e detyrave në pajtim me operacionin, ndërsa do të jetë nën mbikëqyrjen operacionale të komandantit të KFOR-it”, tha Paniq, raporton Koha.net.

Roli i kontingjentit të ri, sipas Paniqit, është që “edhe kësaj radhe të dëshmojë angazhimin e plotë në zbatimin e suksesshëm të misionit” për paqe në Kosovë.