Arbëri

Limaj takohet me O’Connellin: Kosova të flasë me një zë për dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ata biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Limaj e njoftoi ambasadorin për punën e delegacionit si dhe për përgatitjen e platformës për bisedime me Serbinë, transmeton kp.

“Ishte pajtim i përbashkët se është shumë e rëndësishme që Kosova të flasë me një zë në këtë proces dhe platforma ta paraqesë zërin unik të Kosovës dhe ta reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë”, ka thënë Limaj.