Arbëri

Haradinaj bën thirrje që rastet si në Drenas të raportohen në polici

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë të jetë shqetësuar me rastin e abuzimit seksual me të miturën nga arsimtari dhe polici në Drenas.

“Jam i tronditur që një mësues që i besojmë femiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qëndrore ndaj këtyre abuzuesve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Bashkëndjejë me familjen e të abuzuares dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht. Dua t’i falenderoj mediat për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyejnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin raster dhe të raportojnë dhunuesit”, ka shkruar ai.