Arbëri

Eurodeputeti grek: Shqiptarët po na vjedhin tokat

Çështja e pronave të minoritetit grek në Shqipëri është diskutuar në Bruksel. Eurodeputeti grek Kostas Chrysogonos kërkoi disa përgjigje, për atë që ai e cilëson si “vjedhjen e tokave të minoritarëve nga qeveria shqiptare”.

Sipas eurodeputetit grek kjo është një shkelje e rëndë, e cila bie ndesh me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe po përgatiten për ta çuar në Gjykatën europiane të Strasburgut, trasmeton tch.

Përgjigje mori nga komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn i cili tha se: “Komisioni Europian i jep rëndësi të madhe të drejtës së pronësisë dhe të sundimit të ligjit për të zgjidhur konfliktet pronësore në të gjithë Shqipërinë

Në raportin e tij vjetor për Shqipërinë, të publikuar më 17 prill të 2018, Komisioni ka deklaruar se vendi nuk ka bërë ende progres në përmirësimin e kuadrit ligjor për regjistrimin, shpronësimin dhe kompensimin e pronave”.

Më tej Hahn theksoi se Komisioni është i vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga minoriteti grek në Shqipëri mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë.

“Jemi duke monitoruar nga afër zhvillimet në këtë çështje. Gjithashtu, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e çështjes së të drejtave të pronësisë, Komisioni është duke ofruar ndihmë financiare dhe teknike në vend, për të adresuar mangësitë në këtë fushë”, deklaroi më tej komisioneri Hahn.