Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës do të përmbushë kërkesat e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi për t’u regjistruar në Universitetet e Kosovës.
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë në Malit të Zi, Mehmet Zenka qëndroi për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku ai u takua me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramin. Siç raporton TRT, në takim u bisedua për shumë çështje të komunitetit shqiptar që jeton në Mal të Zi, me theks të veçantë për arsimin në gjuhën shqipe si dhe për ndihmën që mund të japë Kosova në këtë drejtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“...Gjithmonë vizitat tona në Kosovë hasin në mikpritje të jashtëzakonshme, si nga ana e zyrtarëve ashtu dhe nga populli i Kosovës. Ç’do herë në Kosovë ne shkojmë me kërkesa, të cilat autoritetet kosovare i përkrahin. Në takimin që pata me ministrin Bajrami parashtruam kërkesat për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi, ku na u premtua zgjidhje optimale në sigurimin e kuotave dhe akomodimin e tyre në konviktet e Universitetit të Prishtinës”, shprehet Mehmet Zenka.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ministri Mehmet Zenka u takua edhe me përfaqësuesit e komunitetit malazez atje, të cilët kërkojnë përfshirjen e tyre si pakicë zyrtare në Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, edhe pse ato nuk kanë qenë të përfshirë në Planin e Marti Ahtisarit.
“...Në Kosovë ne u takuam edhe me përfaqësuesit e pakicës malazeze. Kjo ishte një eksperiencë e re. Pakica malazeze atje ka nisur të artikulojë kërkesat e saj si pakicë këto dy-tre vitet e fundit. Krahas kësaj, jemi takuar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës, me të cilët kemi folur edhe për problematikat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe ku kemi shkëmbyer eksperiencat tona të ndërsjellta”,- shton Zenka.