Arbëri

Mungesa e kuadrove vë në pikëpyetje shumë programe të studimit

Descriptive Text

Mosplotësimi i kritereve të personelit mësimdhënës për disa programe studimi në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë, ka ngritur shqetësime në vend.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, pas shqyrtimit të kërkesave dhe verifikimit të stafit akademik, pati marrë vendim për tërheqjen e akreditimit për 75 programe të studimit.

Në mesin e programeve të studimit që këto institucione publike dhe private të arsimit të lartë nuk i kanë plotësuar kushtet sa i përket personelit mësimdhënës janë shkencat politike, gjeodezia, pedagogjia, psikologjia, infermieria dhe shumë të tjera.

Nga verifikimi i bërë nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë është theksuar se ka pasur mungesë të doktor shkencës në këto programe të caktuara studimore, gjë e cila kërkohet sipas dispozitave ligjore.

Profesor Xhavit Rexha, anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë nuk kanë bërë shqyrtimin e përgjithshëm të akreditimit, por vetëm të personelit mësimdhënës dhe sipas tij, në këtë rast nuk janë plotësuar kriteret e kërkuara.​

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në Radion Evropa e Lirë