Arbëri

Sylejman Selimi vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Descriptive Text

Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ku u prit nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, raporton KTV.

Në pritje merrnin pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve, etj.

Me këtë rast, zv. ministri Ramadani, i ka uruar lirimin nga burgu Sylejman Selimit, duke i dëshiruar shëndet dhe qëndrim të këndshëm në mesin familjar, shokëve dhe miqve.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e ka njoftuar zotin Selimi, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe tranzicionin e saj në ushtri të Kosovës, dhe themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, ka përgëzuar stafin e saj, për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës.