Arbëri

Moti për pesë ditët e ardhshme, përmirësohet cilësia e ajrit

Descriptive Text

Në pesë ditët në vijim, nga 4 shkurti e deri më 8 shkurt, në Kosovë pritet të marrë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, më të theksuara në perëndim të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes -2 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë mes 8 deri 11 gradë celsius.

IHMK thotë se shtypja atmosferike do të shënojë ngritje graduale dhe do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e juglindjes. Sipas njoftimit, kjo gjendje labile e motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.