Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot në Kroaci ka takuar përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, deputeten e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaska dhe ka mbajtur një ligjëratë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Hoxhaj ka folur para një numri të përzgjedhurve nga shkenca, shoqëria civile dhe diplomacia, për raportet e jashtëzakonshme politike që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, edhe për faktin që ka një lidhje historike mes dy shoqërive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi shembull, ai ka përmendur komunitetet shqiptare nga Kosova dhe kroate që jetojnë në të dyja vendet respektive dhe që e kanë forcuar këtë raport të veçantë mes të dy vendeve të Ballkanit.
Po ashtu, ai është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci të cilët i ka ftuar që ti forcojnë edhe më shumë lidhjet me sy shteteve dhe popujve.