Arbëri

Haxhiu: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Projektligjin për dialogun

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka njoftuar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për detyrat e dialogut shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvend, Haxhiu ka pasur shumë vërejtje për këtë Projektligj, ndërsa ka thënë se PSD-ja duke iu bashkuar dialogut me votat e Vetëvendosjes e ka “nxjerr Thaçin nga vetmia e madhe”, transmeton kp.

“Ata që i kanë marr votat e Vetëvendosjes, nuk kanë të drejtë me hy në pazare dhe nuk kanë të drejtë ta legjitimojnë Thaçin. Nëse duan ta legjitimojnë atë, hajde le të shkojmë në zgjedhje. Nuk ka të drejtë që askush të marrë vendime të tjera, për sa kohë është deputet me votat e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky projektligj është skandaloz në aspektin politik, por po ashtu edhe kundërkushtetues. Në emër të grupit parlamentar, ju njoftoj se ne do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Haxhiu.