Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QMF, nga marsi edhe në Qendrën e studentëve

Muajin e ardhshëm, pritet që të funksionalizohet Qendra e mjekësisë familjare e dedikuar për studentë, raporton KTV .

Kështu deklarohen zyrtarë të komunës së Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve, duke iu referuar përfundimit të punëve për ta rinovuar atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti u vonua të realizohet për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Pengesë u bë mungesa e stafit mjekësor. Megjithatë puna pritet të nisë në fillim të muajit mars.

Këtë qendër që do të japë shërbime shëndetësore për të gjithë studentët do ta menaxhojë komuna. Investimet që janë bërë për të funksionalizuar këtë shërbim kanë kushtuar rreth 10 mijë euro, ndërsa shumë pajisje mjekësore janë marrë nga qendra të tjera të mjekësive familjare.