Arbëri

“Kriza në Kosovë mund të shndërrohet në luftë”

Foto: Koha / ilustrim

Autoritetet në Kosovë kanë vendosur ta ashpërsojnë krizën kosovare, ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OSBE, Aleksandar Lukasheviq, transmeton Koha.net.

“Misioni vëzhgues i OSBE-s shumë qartë tregon se Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet pikë jo stabiliteti, burim i konfliktit potencial në rajon. Autoritetet në Prishtinë po zhvillojnë politikë të frikësimit me krizën kosovare, gjë që kërcënon me përshkallëzim të dhunës e të luftës në Ballkanin Perëndimor. Aq më keq, ka shumë shenja se udhëheqja kosovare në tërësi po i ik kontrollit të shteteve perëndimore që e kanë projektuar pavarësinë e Kosovës”, citon gazeta e Beogradit “veçernje novosti” të ketë deklaruar Lukasheviq në mbledhjen e nën Këshillit të OSBE-së.

Sipas tij, vetëm nga tetori deri në dhjetorin e vitit 2018, Kosova ka bërë një sërë provokimesh ndaj Serbisë dhe serbëve që jetojnë atje.

“Qeveria e Kosovës më 22 nëntor ka deklaruar vënien e taksës ndaj mallrave të Serbisë e të Bosnjë e Hercegovinës në masën 100 për qind. Taksa është gjithnjë në fuqi. Ftesave të SHBA-së e të BE-së për heqjen e saj, Kosova as që ua kushton vëmendjen”, ka përfunduar ai.