Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Shqipëria për ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në të gjithë vendin.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën veriore dhe jugore në mesditë deri në pasdite. Në zonat malore mbi 800 metra në Verilindje dhe Juglindje parashikohen reshje bore. Mjegull e mjegullinë lokale, raportojnë mediat në Shqipëri.

Era do të fryjë nga Juglindja-Jugperëndim me shpejtësi 2-20 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare erë me intensitet dhe rrahje deri në 30 m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 2.2-3.0 metra.

Temperaturat që parashikohen nëpër qytete:

Temperaturat në °C

Shkodër 4/11 re - shi

Kukës 0/10 re - shi - bore

Lezhë 3/11 re - shi

Dibër -1/7 re - diell

Durrës 3/14 re - diell

Tiranë 4/15 re - diell

Elbasan 3/10 re - diell

Berat 4/13 re - diell