Arbëri

Vuçiq flet me Hahnin dhe Mitchellin për heqjen e taksës

Descriptive Text

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut, në momentin që Prishtina e heq taksën.

“Kam folur sonte në telefon me Komisionarin Hahn si dhe ndihmës sekretarin e SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Wes Mitchel për situatën në rajon, rrugën evropiane dhe i kam porositur se Serbia është e gatshme që të vazhdojë dialogun me Prishtinën posa të hiqet taksa ndaj mallrave serbe”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.