Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe deputetë të koalicionit kundër demarkacionit

Jo vetëm opozita e kundërshton demarkacionin, raporton KTV .

Ka disa deputetët të koalicionit që tashmë kanë dalë hapur duke kundërshtuar formën se si është zhvilluar ai. Por zgjatja e këtij procesi, dikujt edhe mund t’ia ndërrojë mendjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dhënat e prezantuara nga Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës i kanë bindur edhe më shumë disa deputetë të koalicionit qeverisës që të kundërshtojnë versionin aktual të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Deputeti Shaip Muja thotë se do të votojë kundër nëse i njëjti sillet në Kuvend.

Edhe deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, paralajmëron se do të votojë kundër shënjimit të kufirit me Malin e Zi, nëse si i tillë vjen për ratifikim në Kuvend.

Kundër demarkacionit në vazhdimësi është shprehur deputeti tjetër i LDK-së, Shpëtim Bulliqi.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, kishte shfaqur disa herë dyshime ndaj demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

“Kërkojmë që të jeni të kujdesshëm që me asnjë kusht Kosova mos të dëmtohet me territorin. Konsideroj që ky Kuvend nuk do të miratojë asnjë lloj ratifikimi që e cenon territorin e saj.”

Por, sot deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri, thotë se vota e saj për demarkacionin do të kuptohet në ditën kur do të sillet në Kuvend. Ajo mohon se ka ndryshuar mendim, pavarësisht punësimit të djalit të saj në njërin prej bordeve të agjencive të pavarura.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në fillim të muajit mars do të sillet për ratifikim demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.