Arbëri

Pozitë e opozitë, ç’thanë për demarkacionin

Presidenti i Hashim Thaçi, po aq sa opozitën, e ka kritikuar edhe koalicionin qeverisës PDK- LDK për vonesat në votimin e demarkacionit me Malin e Zi, raporton KTV.

I pari i shtetit ka kërkuar nga koalicioni qeverisës që brenda pak ditësh marrëveshjen për demarkacion ta procedojë në Kuvend, ndërsa nga spektri politik ka kërkuar të bashkohen për të ardhmen evropiane.

Sipas tij, shumë komisione të pavarura, kosovare e ndërkombëtare, e vërtetuan se demarkacioni me Malin e Zi është i drejtë dhe se territori i Kosovës nuk cenohet për asnjë metër.

Ashtu siç kërkon presidenti, Qeveria thotë se është e përkushtuar t’i shkojë gjer në fund procesin e demarkimit me Malin e Zi.

Por, kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se imponimi me dhunë i kësaj marrëveshjeje për demarkacion vetëm sa e thellon krizën politike dhe e rrit pakënaqësinë e qytetarëve. Derisa gjetjet e komisionit për matje të territorit tregojnë se Çakorri e Bjelluha nuk janë në Kosovë, Pal Lekaj i AAK-së thotë se ato janë të Kosovës. Nëse qeveria synon që brenda ditësh ta procedojë në Kuvend marrëveshjen, Lekaj ka paralajmëruar protesta.