Arbëri

Rektorët e universiteteve publike vendosin për grevë e protesta, pasi s’u shkarkua KSHC-ja

Ka përfunduar takimi i rektorëve të universiteteve publike në Kosovë.

Siç merr vesh Koha Ditore, vendimi që ka dal nga ky takim i Konferencës së Rektorëve, është që nga nesër, të gjitha universitetet publike në Kosovë do të futen në grevë të përgjithshme. Ata kanë paralajmëruar edhe protesta.

Shkak për këtë është bërë mos realizimi i kërkesës së tyre, për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ky i fundit kishte pezulluar 42 drejtime e programe në të gjitha universitetet publike të Kosovës.

Konferenca e rektoreve ka marrë vendim që t'i ndërpret të gjitha komunikimet me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Rektorët kanë kërkuar shkarkimin e ministrit, shkarkimin e bordit të KSHC-së dhe shfuqizimin e vendimeve për tërheqje dhe refuzim të akreditimit të programeve që kanë qenë të akredituara.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë vendimin nga Konferenca e Rektorëve:

Image

 

Image