Arbëri

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së protestë para Kuvendit, kërkon tërheqjen nga ligji për paga

Kryesia e SPERTK-së, përmes një komunikate për media njofton se sot në orën 13:00 do të protestojë para Kuvendit të Kosovës.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së fton të gjithë punëtoret e RTK-së në protestë me datë 28.01.2019 në ora 13;00 të protestojmë para kuvendit të Kosovës me kërkesën e vetme heqjen nga ligji i pagave”, thuhet në komunikatë.

Ata thonë se komisioni për administratë publike, qeverisje lokale dhe media e ka përfshirë RTK-në në ligjin për pagat duke i krahasuar gazetarët me shërbyesit civil.

“Të nderuar kolegë siç edhe e dini kjo është kundërligjore sepse RTK ka ligjin e saj dhe statusi i RTK-së është ndërmarrje e pavarur me status të veçante. SPERTK ju fton të na mbështetni në mënyrë masive në këtë protestë që mos ta lëmë RTK-në të shndërrohet nga mediumi publik në atë shtetëror. Njëkohësisht u bëjmë ftesë kolegëve nga mediet tjera që ta ndjekin me ekipet e tyre protestën tonë”, thuhet në njoftim.