Arbëri

MAPL me marrëveshje mirëkuptimi me “D&D Bussines Support Center Pristina”

Descriptive Text

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “D&D Bussines Support Center Pristina”, Safet Fazliu për financimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve të komunave të regjionit të Prishtinës dhe Gjilanit në fushën e zhvillimit ekonomik përmes partneritetit publiko-privat”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Projekti ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunave të regjionit të Prishtinës dhe Gjilanit në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik lokal përmes partneritetit publiko-privat dhe parasheh realizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me trajnimin e zyrtarëve kompetentë të komunave të cilat gravitojnë apo bëjnë pjesë në regjionin e Prishtinës, si : Fushë Kosova, Drenasi, Graçanica dhe Lipjani, si dhe regjioni i Gjilanit, ku bëjnë pjesë Ranilligu, Kamenica, Parteshi, Novobërda, Vitia dhe Kllokoti ne fushën e partneritetit publiko-privat.