Nesër në Kosovë do të ketë reshje të borës e të shiut, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.
“Vendi ynë do të ndikohet nga fushat ciklonike me origjinë nga perëndimi dhe veriperëndimi i kontinentit. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj që mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore duke përfshirë gjithë territorin”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
-
23 janar 2019 21:04
-
Shpërndaje në: