Arbëri

Vulin takohet me zyrtarin e lartë të NATO-s, i ankohet për Ushtrinë e Kosovës

Beograd, 22 janar - Ministri serb i Mrbotjtjes ka biseduar sot në Beograd me drejtorin e përgjithshëm të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s, gjeneral-kolonelin Jan Bruxin, rreth situatës aktuale në Kosovë, bën të ditur FoNet, transmeton Koha.net.

Pasi ka përmendur bashkëpunimin e mirë të MM dhe të Ushtrisë së Serbisë me NATO-n, nën mbikëqyrjen e Programit "Partneritet për Paqe", ai ka thënë se ndryshimi i qëllimit dhe detyrave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, për Serbinë është plotësisht e papranueshme dhe përbën shkelje të vrazhdë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 dhe të Marrëveshje Tekniko-Ushtarake .

KFOR-i për Serbinë përfaqëson të vetmin formacion legjitim të armatosur në Kosovë, është shprehur ai, për të shtuar se në të ajo sheh të vetmin garantues të sigurisë për serbët atje.

FoNet-it, Vulin ka kërkuar që KFOR-i të mbetet në terren në kapacitetin e vet të plotë dhe pa u pakësuar në numër, transmeton Koha. net.