Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Engjëj mbrojtës në rrugët e vendit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e sotëm e nisi me një falënderim dhe vlerësim për Policinë e Shqipërisë, kështu duke i quajtur “Engjëj mbrojtës”.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej "engjëjve mbrojtës" të rregullit në rrugët e vendit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke emëruar një police, ai ka shkruar se ajo bashkë me 888 gra e vajza tjera po japin rezultate të shkëlqyera për vendin.

“Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit. Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, që me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu”.

“Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t'u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për #ShqipërinëQëDuam me Shtet, Punë, Mirëqenie”, është shkrimi i plotë i Ramës.