Arbëri

Sot në Kosovë mot i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Sipas institutit, në shumë vende pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës dhe gjatë natës, derisa në vise malore do të ketë ngrica.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.