Arbëri

Vikendi në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë vikendit në Kosovë.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe vende–vende me reshje shiu dhe borë.

“Reshjet do të jenë më të theksuara në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.