Vendimi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për shkurtimet buxhetore për disa ndërmarrje publike ka rrezikuar punën e së paku tri prej tyre.
Shkaku i këtyre shkurtimeve, ndërmarrja “Infra Kos”, që i menaxhon me hekurudhat, dhe dy ndërmarrje të tjera që menaxhojnë me mbeturina - KRM “Pastërtia” dhe KRM “Eko Regjioni” - janë përballur me vështirësi financiare për realizimin e projekteve të parapara, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBuxheti i ndarë për ndërmarrjet publike nga Qeveria e Kosovës është vlerësuar tejet i ulët nga Zyra e Auditorit në raportin për “Monitorimin e investimeve kapitale në ndërmarrjet publike”.
Sipas këtij raporti, shkurtimet buxhetore me të cilat është ballafaquar ndërmarrja “Infra Kos” kanë shkaktuar probleme në disa projekte, realizimi i të cilëve tani rrezikohet. Në raportin e ZKA-së, thuhet se “Infra Kos” nuk mund t’i mbulojë shpenzimet operative me mjete vetjake për shkak të kostove të larta të mirëmbajtjes dhe të zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore. Për funksionimin e mëtejshëm, sipas ZKA-së, kësaj ndërmarrjeje i nevojiten edhe burime financiare për projekte kapitale nga Qeveria e Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.