Arbëri

“Rusia dëshiron ta përdorë Kosovën për destabilizim të Evropës”

Foto: Koha / ilustrim

Historiani Milivoj Beshlin ka deklaruar se është në interes të Rusisë që të ketë konflikt të ngrirë kur bëhet fjalë për Kosovën, sepse kështu mund të ndikojë në zhvillimet në Ballkan, transmeton Koha.net.

„Rusia sot është e izoluar, nën sanksione për shkak të aneksimit të Krimesë dhe pjesëmarrjes në luftë në lindje të Ukrainës, ajo ka shumë nevojë për Serbinë. Kjo është vazhdimësi ruse: Serbia i nevojitet asaj në mënyrë që në Ballkan të mundë të garojë me superfuqitë tjera, përkatësisht me Perëndimin. Interesi i parë i saj aktualisht është Kosova. Rusisë i nevojitet konflikti i ngrirë në mënyrë përmes tij të bëjë ndikim Ballkan, ta destabilizojë Evropën dhe ta përdor në tregti për Ballkanin“ ,citon b92 të ketë thënë Beshlin.

Sipas fjalëve të tij, për Rusinë është shumë me rëndës që të ketë çështje të hapura e kontestuese në Ballkan sesa t’i ketë në Ukrainë e Gjeorgji.

Ai ka vlerësuar se aktualisht interesat e Serbisë e të Rusisë janë të ndryshme kur bëhet fjalë për Kosovën, sepse, sipas asaj që dëgjohet nga kreu shtetëror serb, për Serbinë është me rëndësi zgjidhja e çështjes së Kosovës, përderisa për Rusinë është më mirë që të vazhdojnë bisedimet në Bruksel.