Arbëri

Njerëzit e politikës, përfituesit më të mëdhenj të Projektligjit për pagat

Foto: Driton Paqarada

Një shofer i kryeministrit do të paguhet 50 euro më shumë sesa një mësimdhënës në arsimin fillor. Njësoj do të paguhen edhe shoferët, asistentët administrativë e mbrojtja e afërt në Presidencë dhe Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.

Këto paga janë paraparë në Projektligjin për paga, i cili është në procedurë të shqyrtimit në Kuvend. Ky projektligj parasheh që njerëzit e politikës të jenë përfituesit më të mëdhenj apo të kenë rroga pesëfish më të larta sesa mësimdhënësit. Koeficienti bazë llogaritet të jetë 239 euro.

Sipas Projektligjit, pagën më të lartë do ta ketë presidenti, i cili do të ketë koeficientin e pagës 12, apo 2.868 euro. Kryeministri, kryeparlamentari dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të kenë koeficientin 10, apo 2.390 euro. Koeficienti i pagës së deputetit do të jetë 8.5 apo 2031.5 euro në muaj.

Me këtë projektligj, pagat e ministrave do të jenë 1.792,5 euro apo koeficienti 7.5, ndërsa zëvendësministrat do të kenë koeficientin 6 apo pagën 1.434 euro në muaj. E paga e një profesori të rregullt universitar do të jetë më e ulët sesa e një zëvendësministri, kjo pasi koeficienti i tij do të jetë 5. Pesëfish më e ulët se paga e presidentit e kryeministrit do të jetë ajo e një mësimdhënësi të shkollës fillore, apo infermierit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)