Arbëri

Mustafa: Majhen do të mbetet model i një diplomati të përkushtuar për paqe

Me rastin e vdekjes së ish-ambasadorit të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë popullit slloven, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ish-ambasadori slloven, do të mbetet model i një diplomati të përkushtuar në kultivimin e paqes në rajon dhe më gjerë”, thotë Mustafa, transmeton Koha.net.

Mustafa shton më tutje se ai gjithashtu ofroi përkrahjen e shtetit të Sllovenisë duke krijuar raporte të mira bashkëpunimi me Kosovën.