Arbëri

Hahn nesër në Kosovë, takon Haradinajn

Foto: Koha

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn nesër do të jetë në Kosovë me ç’rast do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e bën të ditur përmes një komunikate për media Zyra e Kryeministrit, transmeton Koha.net.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë nga ora 16:45.