Autoritetet e Kosovës duhet t’i marrin seriozisht kërkesat dhe thirrjet e shteteve perëndimore që ndërlidhen me taksën doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, thonë analistët politikë në Prishtinë.
Përderisa në Qeverinë e Kosovës ritheksojnë zotimin se taksa doganore për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do mbetet në fuqi deri në arritjen e qëllimit, analistët politikë thonë se Qeveria dhe institucionet përgjegjëse duhet të ulen me përfaqësuesit ndërkombëtar për të biseduar në lidhje me thirrjet e vazhdueshme për shfuqizimin e vendimit.
Analistët, konsiderojnë se përtej euforisë, duhet shikuar edhe efektet e vërteta të taksës, pasi që ajo, sipas tyre, në radhe të parë ka bllokuar procesin e dialogut, por edhe në njëfarë forme ka 'acaruar' raportet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar.
Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova duhet të veprojë me kujdes dhe maturi lidhur me taksen doganore për prodhimet që vijnë nga Serbia, por edhe t’i ruajë raportet me shtetet që Kosova i sheh si aleate.
Më shumë lexoni në: https://www.evropaelire.org/a/analistet-ftojne-qeverine-ti-shqyrtoje-thirrjet-nderkombetare-per-taksen/29713730.html
-
16 janar 2019 19:38
-
Shpërndaje në: