Arbëri

Seanca e rastit “Toka” dështon shkaku i mungesës së avokatëve

Descriptive Text

Shkaku i mungesës së tre avokatëve të të akuzuarve në rastin “Toka”, në të cilin protagonist është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, seanca e caktuar për të mërkurën [sot], ka dështuar, raporton Koha Ditore.

Avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi e kanë informuar gjykatën se do të mungojnë pasi janë të angazhuar në mbrojtjen e të dyshuarve të Gjykatës Speciale.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës/ Saranda Ramaj.