Arbëri

Vuçiqi dhe Putini të enjten do të diskutojnë për Kosovën

Foto: Reuters

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Serbi më 17 janar, të nënshkruhen 21 marrëveshje për të ardhmen e Serbisë dhe se çështja e Kosovës do të jetë pjesë e diskutimeve.

Të hënën në mbrëmje, në një intervistë për Pink TV, ai tha se është thelbësore për Beogradin të sqarohet vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, por autoritetet e Serbisë nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara, shkruan rel.

Vuçiqi shtoi se ai u tha shërbimeve serbe që të mos paraqisnin të gjitha njohuritë para përvjetorit.

“Ivanoviqi u vra në ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit, a do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur”, tha Vuçiqi.