Arbëri

Parashikimi i motit për të martën

Foto: Driton Paçarada

Të martën në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell, ndërsa vende-vende mund të ketë edhe borë.

Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat do të paraqiten në gjithë territorin e vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes -7 dhe -5 gradë Celsius, kurse në rrafsh të Kosovës do të ketë temperatura më të ulëta, me minimalet që do të lëvizin mes -10 dhe -9.

Maksimalet në gjithë territorin e vendit pritet të lëvizin mes -3 në -1.