Arbëri

Kosova, me mungesë të kujdesit gjithëpërfshirës për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Trajtimi paliativ është kujdes gjithëpërfshirës, mjekësor, psikologjik, social dhe shpirtëror, për pacientët me sëmundje të pashërueshme, i cili po mungon në vendin tonë.

Qëllimi i këtij kujdesi paliativ është lehtësimi i dhembjeve dhe simptomave tjera të pakëndshme të sëmundjes së pacientit, i cili është në fazën e fundit të sëmundjes së pashërueshme me qëllim që ai të ketë një jetë më kualitative.

Lidhur me kujdesin paliativ, qytetarët e Kosovës nuk janë të informuar. Në një anketë të realizuar nga KosovaPress, vetëm një qytetare e ka ditur se çfarë është kujdesi paliativ, ndërsa për të tjerët ishte fjalë e panjohur.

Hasan Emerllahu, qytetar nga Prishtina, nuk kishte informata se çfarë është kujdesi paliativ, madje ai tha se për herë të parë po e dëgjon këtë fjalë.

Hasan Emerllahu, qytetar nga Prishtina, nuk kishte informata se çfarë është kujdesi paliativ, madje ai tha se për herë të parë po e dëgjon këtë fjalë.

As qytetarja nga Prishtina, Shukrije Burrniku, nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për shërbimin paliativ.

Gjithashtu, edhe qytetari Osman Bllaca, nuk ka dëgjuar ndonjëherë për shërbimin paliativ, por, ai tha se ka dëgjuar që për personat me sëmundje të kancerit jepen ndihma të ndryshme përmes organizimeve, ndërsa për kujdes falas ai nuk ka dëgjuar.

Kurse, qytetari Shaban Gashi, i cili nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për këtë kujdes, tha se ka dëgjuar vetëm që në spital po iu ndihmon.

Përmes rrjeteve sociale studentja, Erta Nishefci, ishte njoftuar lidhur me kujdesin paliativ. Po ashtu, ajo tha se ka lexuar që ky shërbim i kujdesit paliativ do të fillojë së shpejti në Prishtinë.

Socilogu Ragip Fetahu thotë se kujdesi paliativ është i shumë i nevojshëm për shoqërinë kosovare, duke e pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të prekur nga sëmundjet e rënda, siç është edhe kanceri.

Fetahu tha se Kosova duhet patjetër ta ketë një kujdes të tillë.

Ndërsa, zyra për media në Ministrinë e Shëndetësisë në përgjigjet e kthyera përmes emailit, ka bërë të ditur se kujdesi paliativ në Kosovë për momentin ofrohet në formë të shërbimit ambulantor në Klinikën e Onkologjisë.

Megjithatë, Ministria nuk deshi të flas për faktin që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka hospis, vend ku familjarët i dërgojnë të afërmit e tyre në prag të vdekjes për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor.

Përndryshe, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë njoftuar se vetëm për tre muaj të këtij viti kanë pasur 378 raste të reja të diagnostikuara me kancer.