Arbëri

Sfidat e integrimit të të dënuarve për terrorizëm

Foto: Koha / ilustrim

Para 10 vjetësh, Fehmi Musa, tani 34-vjeçar, kishte filluar të punonte si taksist privat në relacionin, Prishtinë-Fushë Kosovë dhe anasjelltas. Me veturën e tij taksi, në korrik të vitit 2015, ai kishte shkuar afër Liqenit të Badocit, për t’i marrë dy persona dhe të nesërmen ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, në banesën e tij në Fushë Kosovë, si i dyshuar për ofrimin e ndihmës disa personave, të cilët kishin tentuar të kryenin vepër terroriste.

Pikërisht për këtë vepër, ai ka vuajtur dënimin prej tre vjetësh burgim, në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Derisa gjatë këtij muaji, ai pritet të dalë sërish para gjykatës, pasi lënda është kthyer në rigjykim për herë të tretë.

Në aktakuzë, Prokuroria pretendonte se të akuzuarit në korrik të vitit 2015, kishin shkuar në afërsi të liqenit të Badocit, lokacion afër Prishtinës, me qëllim të realizimit të një videoje propaganduese, e cila kishte qëllim nxitjen në kryerjen e veprave penale të terrorizimit.

Sipas aktakuzës, këta persona planifikonin të incizonin veten, duke lexuar betimin e grupit militant, Shteti Islamik dhe pas realizimit të video-incizimeve, ata planifikonin t’i shpërndanin ato në rrjete sociale, duke tentuar kështu që të dërgonin mesazh për ekzistimin e të ashtuquajturit Shtet Islamik edhe në Kosovë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë