Arbëri

Bashkëshortja: Ivanoviq në zgjedhje ishte vetëm përballë Listës Serbe, që përkrahej nga Beogradi

Më 16 janar mbushet një vit nga vrasja e njërit nga liderët e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviqit. Bashkëçshortja e tij, Milena Ivanoviq, e cila bën hetime të pavarura për rastin, ka thënë se emrat e vrasësve do t'i bëjë publikë vetëm kur të jam qind për qind e sigurt.

"Nuk do të drejtoj gishtin ndaj askujt. Kjo është një punë shumë serioze. Por atëherë kur të jam qind për qind e sigurt dhe kur ta mbyll tregimin tim, do t'ia them atij që duhet t'i thuhet" i tha Ivanoviq TV Prva të Beogradit, transmeton Koha.net.

Siç raportojnë mediat serbe, Ivanoviq ka pohuar se po bën hetimet e veta rreth vrasjes së bashgkëshortit të saj dhe se shumë gjëra i di, për të cilat opinioni i gjerë nuk është i informuar.

E pyetur nëse di, ose a mudn të supozojë se kush qëndron pas vrasjes së burrit të saj, ajo është përgjigjur se mund të supozojë, por thekson se bëhet fjalë për një çështje shumë serioze dhe prandaj nuk mundet në bazë të njohurive personale të drejtojë gishtin ndaj askujt. Atëherë kur ta di me siguri, këtë do t'ua njerëzve që duhet t'ua them, është shprehur ajo.

Duke u përgjigjur interesimit se kush kanë qenë armiqtë e tij, Milena Ivanoviq ka thënë se ai kishte kundërshtarë politikë gjatë zgjedhjeve në Mitrovicë, meqë në zgjedhje për kryetar të komunës ka shkuar vetëm përballë Listës Serbe, që kishte përkrahjen e shtetit (bëhet fjalë për shtetin e Serbisë - v.j), transmeton Koha.net.

"Ka marrë përkrahje vetëm nga Sasha Jankoviqi, Aleksandar Shapiqi e Boris Tadiqi. Të tjerët nuk kanë dashur, ose janë frikësuar, ose që kanë konsideruar se është me rrezik. Për këtë arsye Oliveri ka qenë shumë i dëshpëruar", është shprehur ajo.

"Nuk supozonte se do ta vrisnin. Një natë para se ta vrisnin bashkë me fëmijën shkuam te një mik, kur kanë mundur ta vrasin. Ata janë njerëz që nuk druajnë nga asgjë. Ai nuk kishte frikë dhe jetonim relativisht normalisht", ka thënë Milena Ivanoviq.