Arbëri

Projektbuxheti për vitin 2019 pritet të votohet në fund të janarit

Foto: Koha / ilustrim

Projektbuxheti për vitin 2019 pritet të hidhet në votim në lexim të dytë, pas fillimit të sesionit pranveror, konkretisht pas 21 janarit. Miratimi i tij planifikohet që të bëhet më së largu më 24 janar.

Përfaqësues të partive në pushtet kanë thënë për gazetën se shpresojnë se do t`i përmbushin kushtet e vëna nga PSD-ja, në mënyrë që të sigurohet mbështetja e tyre për këtë projektligj. Të palëkundura nga qëndrimet vazhdojnë të jenë dy partitë e tjera opozitare, LDK-ja e VV-ja, të cilat kanë paralajmëruar votën kundër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ende nuk dihet saktësisht se kur do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, përkatësisht se kur do të mbahet seanca plenare. Zyrtarë të Kuvendit nuk kanë dhënë detaje rreth planit të punës për sesionin pranveror, duke thënë se atë do ta bëjnë publik pasi ta dërgojnë në seancë plenare për votim.

“Plani i punës së Kuvendit dhe prioritetet priten të dërgohen në seancë plenare, e cila do të duhej të mbahej pasi të nisë sesioni pranveror”, ka thënë shkurt Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit. Në pyetjen se a është hartuar tanimë ky plan, Krasniqi nuk është përgjigjur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)