Arbëri

Pacolli kërkon heqjen e dënimit të tre shqiptarëve në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj dënimit me 55 ditë burgim të tre të rinjve shqiptarë që shkruan “UÇK” në disa vetura në Beograd.

“Novosti”: Tre shqiptarëve që në Beograd shkruan “UÇK” mbi borën në vetura, nga 55 ditë burgim

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se regjimi jodemokratik në Serbi po ngjallë frikë dhe urrejtje ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

“Është për keqardhje që 3 të rinjë shqiptarë, dënohen me 55 ditë burg nga autoritetet serbe, vetëm e vetëm sepse kanë shkruar mbi borë "UÇK" mbi disa vetura në Beograd”, ka shkruar Pacolli.

“Në një shoqëri demokratike askush nuk dënohet sepse ka mendimin ndryshe, dhe aq më pak, sepse në një ose tjetër formë, të padëmshme për të tjerët, shfaq një mendim, ide a simbol. Është pothuaj e pabesueshme, që regjimi jo demokratik në Serbi ngjallë frikë dhe urrejtje ndaj gjithçka është shqiptare dhe nga Kosova. I ftojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mekanizmat e mbrotjes së të drejtave të njeriut, që na mbështesin në dënimin e ashpër të kësaj sjellje dhe anulimin e këtij vendimi”, ka shkruar ai.