Arbëri

Haradinaj shpreh vetëm dashuri për presidentin

Ka vetëm dashuri publike për presidentin kryeministri Ramush Haradinaj, pavarësisht përplasjeve për çështje të mëdha.

Haradinaj tha se është i painformuar rreth deklaratës së Thaçit se Kosova është e gatshme ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, nëse ka një rrugë të sigurt për “Marrëveshje të Paqes” me Serbinë, raporton KTV.

I pyetur, po ashtu, rreth deklaratës së presidentit Thaçi, i cili ka thënë se ideja për taksën ishte e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj dhe e Kadri Veselit, Haradinaj u përgjigj shkurt.

Megjithatë, Haradinaj këmbëngul se nuk do të ketë zmbrapsje nga vendimi për taksën 100 për qind, pa e njohur Serbia Kosovën.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë konferencës për media, pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Që të dy thanë se në dhjetëditëshin e këtij muaji do të bëjnë shpalljen e investitorëve strategjikë, që sipas tyre arrin vlerën e gati 2 miliardë eurove në sektorin e turizmit dhe energjisë.

Por, gjatë qeverisjes Haradinaj, Kosova ka shënuar rënie të investimet e huaja direkte.