Arbëri

“Krijimi i Shqipërisë së madhe, i pakthyeshëm”

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka vlerësuar se krijimi i Shqipërisë së madhe është proces i pakthyeshëm, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se ajo do të “krijohet në këtë ose në atë mënyrë” dhe duke se ajo po bëhet kundër Serbisë ashtu që territori i saj për nga madhësia, resurset e demografia t’i kundërvihet asaj”.

"Ky është vlerësim real gjeopolitik dhe ai është në interes të vendeve perëndimore. Është e qartë se ato nuk po e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Drecun për tv pink duke shtuar se “nuk guxojmë të jemi kaq të verbër sa të mos shohim se bë shekullin 21 do ta kemi Shqipërinë e madhe”.

Sipas fjalëve të tij, "e gjithë ajo që bën Shqipëria, e bën për ta rrëmbyer territorin tonë”.

Për letrën e Trumpit Drecun ka thënë se “ajo hap hapësirë për bisedimet që priten sivjet”.

Duke folur për vizitën e kryetari rus Vladimir Putin në Serbi, Drecun ka thënë se “është e qartë se Serbia nuk do të lejojë që për Kosovën të vendoset njëanshëm dhe se aty do të jenë Washingtoni, Moska dhe Pekin.

"Rusia na duhet që të na përforcojë terk amerikanët, sepse kur Rusi a bëhet me ne, amerikanët e dinë se asnjë zgjidhje nuk mund të ecën pa pajtimin e saj”.