Arbëri

Sylejman Selimi në spital

Një ditë para se që ish-komandanti i UÇK-se, Sylejman Selimi do të duhej të intervistohej nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ai është i hospitalizuar në QKUK.

Gjatë ditës së hënë, Selimi është transferuar nga Burgu i Dubravës ku është në vuajtje të dënimit, për në QKUK.

Në QKUK nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e Selimit por kanë konfirmuar se ai është i hospitalizuar.

“Zyra për informim QKUK, ju konfirmon se për shkak të problemeve shëndetësore, z. Selimi është i shtrirë në Klinikën e Otorinolaringologjisë", thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të QKUK-së për “Kohën Ditore”.