Arbëri

Serbo-malazezët në Shkodër kërkojnë që 7 janari të jetë festë zyrtare

Descriptive Text

Si çdo 7 janar, komuniteti serbo–malazez në Shkodër edhe këtë vit festoi Krishtlindjen sipas kalendarit Julian. Mesha tradicionale u mbajt në kishën e fshatit Vrakë, aty ku jeton një pakicë e këtij komuniteti. Lindjen e Krishtit besimtarëve ju a uroi i deleguari i kishës malazeze, Predrag Sçepanoviq.

Për kryetarin e pakicave serbo – malazeze, Pavllo Janko, kjo datë duhet shpallur festë zyrtare nga shteti shqiptar, që sipas tij nuk ka lëne festë ballokumesh, e lloj – lloj datash pa i shpallur festa.

“Vazhdojmë të bëjmë përpjekjet që kjo ditë të jetë ditë pushimi rajonale ose kombëtare sepse në Shqipëri siç e dini është një vendet që ka shumë festa kombëtare, përderisa ka festa për ballokumet...”, ka thënë Sçepanoviq, transmeton “Oranews”.

Janko foli edhe për debatin e hapur mbi kryqin në rrethinat e Shkodrës, duke theksuar se ai nuk është ndërtim i ri por një rikonstruksion që nuk kishte nevojë për leje nga institucionet.

Këtë vit festës i munguan autoritetet malazeze dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.